Vende të lira pune

Për tre anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Dokumenti i Aplikimit

K O N K U R S


Për tre anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media
Përgjegjësitë dhe kompetencat

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejt i
nënshtrohen vendimit për sa i përket:

  • dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
  • vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore.
  • Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë,
  • Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë ,
  • Të kenë provimin e dhënë të judikaturës,
  • Të kenë minimum pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative,
  • Të jenë figura eminente me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet,    përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë,
  • Të mos kenë pengesa në kuptim të  nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat trevjeçar (3)  dhe mund të rizgjidhen vetëm edhe për një mandat tjetër.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  12 nëntor  2015, deri në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria  e Personelit, Zyra N-217); me fax:  (0) 38 211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-648  dhe (0) 44 147-264.