Vende të lira pune
Konkurs
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1. Pozita: Lektor për gjuhën serbe
Referenca : DSHGJ-01/7-15
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
- Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
- lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
- lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
- lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
- strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
Përvojë profesionale së paku 3 vjet, përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
2. Pozita: Zyrtar i lartë për pagesa
Referenca : DBP-01/7-15
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë financiar – Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë për pagesa, është përgjegjës për:
bashkërenditjen e aktiviteteve dhe punëve lidhur me listën e pagave për Kuvendin,
sigurimin dhe lejimin e pagesave të pagave dhe kompensimeve në kohën e duhur,
llogaritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me buxhetin,
kontrollimin i listës së pagave, barazimin e vlerave,
bashkëpunimin me shërbimin e personelit, për t’iu përmbajtur afateve të caktuara për çdo ndryshim eventual,
inicimin e veprimeve dhe përgjegjësinë lidhur me pagesën e pagave, saktësinë dhe plotësinë e tyre,
raportimin mujor, tremujor dhe vjetor në lidhje me shpenzimin e pagave dhe kompensimeve si dhe raportet individuale,
Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë – Ekonomist i diplomuar / master i ekonomisë,
Përvojë profesionale në fushën ekonomisë dhe financave në administratën shtetërore së paku 3 vjet, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomike,
Eksperiencë në punët financiare dhe të procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
aftësi për të hartuar dokumente buxhetore dhe financiare, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,
aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
3. Pozita: Zyrtar i fushës në Komisionin Parlamentar
Referenca : DKP-01/7-15
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 3 (tre )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e Komisionit Parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
- të ndihmuar në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision, lidhur me fushën përkatëse;
- dhënien e këshillave me gojë dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
- përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fundmandatore;
- shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
- krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
- pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja :
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë- jurist i diplomuar / master i drejtësisë.
- Përvojë profesionale në legjislacion së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
- të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale;
- të punojë në baza të paanshme politike dhe nën presion kohor;
- të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
4. Pozita: Zyrtar i lartë për Ceremonial
Referenca : DPMN- 01/7-15
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për protokoll – Koordinatorit të Njësisë zyrtari i lartë për ceremonial është përgjegjës për:
- zbatimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligjit për përdorimin e Simboleve Shtetërore dhe Rregullave të Protokollit;
- organizimin e ceremonisë të pritjes dhe përcjelljes të personaliteteve të huaja në Kuvend: President, Kryeparlamentar, Kryeministër, Ministër i Punëve të Jashtme ,
- organizimin e ceremonisë së hapjes së Legjislaturës së re në Kuvend,
- organizimin e ceremonisë së betimit të Presidentit në Kuvend,
- organizimin e ceremonisë së Seancës solemne, mbështetjen në seancë të rregullt, takime, mbledhje të kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare, përgatitjen e sallave, vendosjen e flamujve,
- organizimin e ceremonive mortore,
- organizimin e ceremonive zyrtare, festave zyrtare dhe publike, pritjeve zyrtare, pritjeve koktej, dreka ose darka, kartelave për ulje dhe zbatim të rregullave të përparësisë.
- bashkëpunon me Protokollin e Shtetit, Drejtorinë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe të Aeroportit lidhur me organizimet;
- realizimin e detyrave tjera lidhur me fushëveprimin e shërbimit për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, të cilat rrjedhin gjatë procesit dhe aktiviteteve të punës.
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, administratë publike apo diplomë universiteti,
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet në protokoll, administratë publike, marketing
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi të mira personale dhe profesionale për të realizuar detyrat dhe bashkëvepruar me kolegët dhe mbikëqyrësin,
- aftësi të përballojë dhe organizojë punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
5. Pozita: Zyrtar për Bibliotekë
Referenca : DHBA- 01/7-15
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve 1 (një )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për bibliotekë, është përgjigjes për:
- sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar, vlerësimin e nevojave për pasurim të fondit librar;
- ofrimin e librave, revistave dhe materialit tjetër librar, për deputetë dhe nëpunësit e administratës së Kuvendit;
- kryerjen e hulumtimeve më qëllim të pasurimit të fondit librar të Bibliotekës së Kuvendit;
- ofrimin e informatave të referencës për zyrtarët hulumtues dhe stafin tjetër të Kuvendit,
- monitoron në baza ditore shtypin e shkruar kosovar dhe përkitazi më shkrimet që lidhen më punën e Kuvendit dhe të deputeteve të Kuvendit, harton njoftim të shkurtër elektronik, i cili iu shpërndahet deputetëve dhe nëpunësve të administratës se Kuvendit përmes e-mail-it;
- hulumtime në internet si dhe ofrimin e shërbimeve bibliotekare për nëpunësit e administratës dhe deputetët e Kuvendit, ku ofron versionin elektronike të librave, revistave, botimeve periodike dhe gazetave që gjenden në formë elektronike;
- bashkëpunim të ngushtë më Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës si dhe me Bibliotekat e Universiteteve shtetërore dhe private;
- krijimin, përditësimin e databazës elektronike, më titujt e fondit librar;
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore;
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet;
- Përvoja e punës në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar është përparësi
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar/librar;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
6. Pozita: Zyrtar teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes
Referenca : DSHT-01/7-15
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Në kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të mirëmbajtjes elektro - makinerike - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes është përgjegjës për:
- bashkërendimin e punëve me kontraktuesit e pastrimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës,
- dhënien dhe evidentimin e materialeve për mirëmbajtjen e kontraktuesve të mirëmbajtjes,
- kontrollimin e pastrimit në tërë ndërtesën dhe hapësirat jashtë saj,
- përcjelljen e mirëmbajtjes së përditshme dhe kontrollimin e pajisjeve në ndërtesë,
- ndërmarrjen e masave të nevojshme për mënjanimin e menjëhershëm të prishjeve në pajisje,
- kontrollimin dhe koordinimin e punëve me kontraktues,
- koordinimin e punëve në ndërtesë me kompanitë komunale,
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja
- Shkolla e mesme teknike,
- Përvojë profesionale së paku 2 vite.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare,
- njohuri të punës me kompjuter, si Word, DMS si dhe programet e tjera.
- aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa dhe korrespondencë tjetër,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
7. Pozita: Nëpunës teknik administrativ
Referenca : DÇLP- 01/7-15
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, nëpunësi administrativ është përgjegjës për:
- pranimin, evidencimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve që i adresohen deputetëve dhe organeve të Kuvendit, nga personat e autorizuar,
- rezervimin dhe caktimin e sallave për mbledhjet e organeve të Kuvendit,
- informimin e deputetëve dhe të organeve të Kuvendit, si dhe të personave të autorizuar që i përcjellin punimet e Kuvendit, për datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjeve,
- ofrimin e ndihmës teknike dhe administrative deputetëve të Kuvendit gjatë mbajtjes së seancës plenare,
- evidentimin e pranisë së deputetëve në punimet e seancës plenare,
- numërimin e votave, kur votohet me ngritje dore, në seancë plenare, si dhe
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë niveli baçelor
- Së paku 2 vite përvojë pune në Administratën publike.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare të Kuvendit,
- nivel të lartë profesional dhe integritet personal,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
8. Pozita: Operator/ Daktilograf
Referenca : DÇLP- 01/7-15
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
- transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit,
- transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
- transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike,
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë niveli baçelor ose shkolla e lartë,
- Së paku 2 vite përvojë pune në profesion
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- shkathëti të mira për punë ekipore,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga “Nëna Terezë” p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 04.08.2015, deri më 18.08.2015, deri në orën 16:00