Lajmet e fundit

Të premten mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Prishtinës

E Enjte, 13.06.2019




Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të komunave të ndryshme që nëpërmjet takimeve publike me deputetë, të adresojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Takimi i radhës do të mbahet në Prishtinë, të premten, më 14 qershor 2019, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në orën 14:00.

Deputetët Blerta Deliu Kodra-PDK, Fitore Pacolli-LVV, Teuta Haxhiu-AAK,
Dardan Sejdiu-PSD dhe Haxhi Shala-Nisma, do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve.

 

 

Të premten mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Prishtinës