Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 19.11.2018 11:00




    Rendi i ditës

    1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:

    1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
    3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
    4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
    7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
    8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
    11. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
    12. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
    13. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
    14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,
    15. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
    16. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
    17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
    18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
    19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
    20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
    21. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
    22. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
    23. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
    24. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

     

    3. Caktimi i datës për vazhdimin e Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor 2018:

    1. Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

     

    4. Përgatitjet për seancë plenare të radhë:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

    6. Shqyrtimi i parë Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

    8. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjykatat,

    10. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074,

    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,

    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,

    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin nr.2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

    16. Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

     

    5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

     

     

     

    Procesverbali