Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme…
E Mërkure, 03.10.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Sigurisë dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Haxhi Shala, kryetar, ka shqyrtuar në parim tri projektligje: Projektligjin nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisioni përkrahu projektligjin dhe i rekomandoi seancës miratimin e tyre në parim.