Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 01.10.2018




Komisioni për Administratë publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga kryetari Nait Hasani, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për transmetuesin publik.

Fillimisht u qartësua se ky projektligj ka plotësuar kushtet për shqyrtim të mëtutjeshëm në komision.

Po ashtu, pati diskutime dhe vërejtje nga deputetët rreth kërkesës për dy kanale të reja në kuadër të transmetuesit publik: kanali për diasporën dhe kanali i Kuvendit.

Lidhur me këtë, u shtrua nevoja për sqarime shtesë.

Në mungesë të kuorumit, mbledhja e komisionit u shty për të mërkurën.

 

Nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media