Lajmet e fundit

Veseli për Bajram: Paqe, dashuri dhe solidaretit midis nesh

E Marte, 21.08.2018




Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të BIK-ut, të cilët i uroi për këtë ditë feste dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarëve islamë në Kosovë.

"Uroj për paqe, dashuri dhe solidaretit sa më të madh midis nesh. Faleminderit myftiut dhe të gjithë atyre imamëve të cilët po përcjellin te besimtarët tanë mesazhin e drejtë për kombin tonë, mesazhin e drejtë për fenë dhe për humanizmin", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai falënderoi Bashkësinë Islame për kontributin e jashtëzkonshëm dhe solidaritetin.

Veseli tha se kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ndërkaq, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë dhe urimet për Festën e Bajramit

Veseli për Bajram: Paqe, dashuri dhe solidaretit midis neshVeseli për Bajram: Paqe, dashuri dhe solidaretit midis nesh