Lajmet e fundit

Bashkatdhetarë nga diaspora vizituan Kuvendin

E Premte, 03.08.2018




Mërgimtarë, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nën moton "Bashkatdhetarët në Kuvend", ka hapur dyert për ta.

Me këtë rast, shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, janë njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe janë takuar me deputetë, të cilët nga afër i kanë njoftuar ata për punën, të arriturat dhe sfidat e vendit tonë.

Bashkatdhetarët, të cilët u shprehën të kënaqur për mundësinë që Kuvendi iu ka ofruar për vizitën, duke shprehur emocione të veçanta deklaruan se kujdesi i shprehur ndaj tyre nga ana e Kuvendit, plotëson nevojat e tyre shpirtërore dhe pushimet ua bënë më të këndshme në vendlindje.

 

 

Bashkatdhetarë nga diaspora vizituan KuvendinBashkatdhetarë nga diaspora vizituan KuvendinBashkatdhetarë nga diaspora vizituan KuvendinBashkatdhetarë nga diaspora vizituan KuvendinBashkatdhetarë nga diaspora vizituan KuvendinBashkatdhetarë nga diaspora vizituan Kuvendin