Lajmet e fundit

Kuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi

E Premte, 27.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, është mbledhur sot për të nderuar figurën e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjten.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij, tha se Kosova ka humbur simbolin e gjithë lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Veseli tha se Adem Demaçi ishte i kombit dhe do të mbetet i tillë përjetë e mot.

"Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë", tha kryeparlamentari Veseli.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vaselika Hysi, shprehu ngushëllimet në emër të parlamentit të Shqipërisë.

"Kosova e lirë humbi një ndër frymëzuesit dhe martirët e saj. Ndarja nga jeta e Adem Demaçit thërret për t'u bërë të gjithë më të fortë", tha nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se vepra e Adem Demaçit nuk do të harrohet kurrë.

"Nuk u ndal kurrë së menduari për atë se si të ndërtohet një shtet i pavarur, demokratik dhe i barabartë me të tjerët. Ndarja e Adem Demacit nga jeta është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjithë njerëzimin. Personaliteti i tij unik është i pazëvendësueshëm dhe vepra e tij nuk do të harrohet kurrë", tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Në fund, mori fjalën djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, i cili falënderoi të pranishmit.

Pas mbledhjes komemorative, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetë dhe drejtues të tjerë të institucioneve, bën homazhe para trupit të Adem Demaçit.

Kuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem DemaçiKuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem DemaçiKuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem DemaçiKuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem DemaçiKuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem DemaçiKuvendi mbajti seancë komemorative në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi