Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 25.07.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha - Shala, kryetare, shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Integrime Evropiane, të Projektligjit nr.06/L-038 për shërbimet postare.
Gjatë shqyrtimit të këtyre rekomandimeve në formë të amendamenteve, në mbledhje ishte e pranishme edhe kryetarja Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra.
Me këtë rast, Deliu- Kodra, bëri të ditur se komisioni që ajo udhëheqë ka vlerësuar se pesë amendamente të këtij projektligji, nuk janë në harmoni me direktivat e BE-së.
Pas kësaj, anëtarët e Komisionit pasi shqyrtuan amendamentet, i miratuan ato, sikurse është paraparë me ligjet e ngjashme të BE-së.
Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-132 për Automjete.