Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 24.07.2018
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, udhëhequr nga kryetari Muharrem Nitaj, rishqyrtoi planin e punës së komisionit, si dhe procedoi për lexim të dytë dy projektligje: Projektligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe Projektligjin për Veprimtaritë Hidrometeorologjike.
Në fillim të mbledhjes komisioni shqyrtoi Projektligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Kryesuesja e grupit punues të këtij projektligji, Ganimete Musliu, tha se projektligji është trajtuar nga ekspertë të kësaj fushëveprimtarie, si dhe është shqyrtuar nga të gjithë anëtarët e komisionit.
Sipas saj, projektligji i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Pas hedhjes në votim komisioni përkrahu këtë projektligj, duke i rekomanduar Kuvendit miratimin e tij.
Ndërkaq, Projektligjin për Veprimtaritë Hidrometeorologjike e prezantoi kryesuesi i grupit punues, Andin Hoti. Projektligji u përkrah nga anëtarët e komisionit dhe u proceduar në Kuvend.
Në vijim të mbledhjes është rishqyrtuar edhe plani i punës së komisionit.