Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Enjte, 19.07.2018




Pas ndërprerjes së seancës së sotme plenare, është mbledhur pasdite Kryesia e Kuvendit, e cila ka vendosur që seanca të vazhdojë të hënën në orën 11:00.

Kuvendi do të shqyrtojë dhe votojë pikat e parapara për sot, ndërsa me kërkesë të inicuesit, përkatësisht Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, është hequr nga rendi i ditës interpelanca me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare.

Pikë e re, ndërkaq, po me kërkesën e GP të PSD-së, do të jetë debati parlamentar lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit