Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së vizitoi Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Prizren
E Mërkure, 18.07.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga Ganimete Musliu, zëvendëskryetare e parë, në kuadër të planit të punës, realizoi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Prizren.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me objektivat e punës të kësaj drejtorie, sfidat në punët e përditshme, si dhe aspektete e tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe angazhimin e këtij institucioni për të kontribuar në këtë sfere.
Gjatë takimit janë diskutuar një sërë çështjesh në interes për Komisionin dhe të aspektit mbikëqyrës.