Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 11.07.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Igor Simiç, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan 4 (katër) projektligje dhe atë: Projektligji nr.06/L-035 për veprimtarinë hidrometeorologjike, me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Projektligji nr.06/L-059 për kompleksin memorial ,,Adem Jashari'' në Prekaz, me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Projektligji nr.06/L-049 për inovacione shkencore, transfer të dijës dhe teknologjisë, me amendamentet e Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacione dhe Ndërmarrësi, si dhe Projektligji nr. 06/L-022 për ndërmarrjet sociale, me amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.