Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Enjte, 21.06.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt..
Në këtë mbledhje , krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Zhdukur „27 Prill 1990-Mejë" Gjakovë, ne krye me kryetarin e Shoqatës z. Haki Sadrijom, disa pjesëtare të familjeve të martirëve që janë aty të varrosur, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, UNICEF-it dhe KDI-së.
Në mbledhje pika kryesore e rendit të ditës ishte raportimi i gjendjes në kompleksit memorial "Mejë" në Gjakovë .
Duke folur lidhur me gjendjen e kompleksit memorial Mejë në Gjakovë, z. Sadrija tha se për rregullimin e këtij kompleksi Qeveria e Kosovës ka ndarë gjithsej 363.000 euro dhe është i nevojshëm rregullimi i 376 varrezave. Ndonëse rregullimi i këtij kompleksi memorial ka filluar para 4 vitesh , deri më sot fatkeqësisht për shkak të mospajtimeve dhe lëshimeve të shumta gjatë punimeve, dhe para se gjithash kualitetit të dobët të armaturës dhe mermerit , familjet e personave të zhdukur janë shumë të pakënaqura dhe të irrituara. Në fund të këtij raportimi z Sadrija theksoi qe për shkak të vonesave dhe parregullsive në këtë kompleks memorial duhet të kyçen dhe organet shtetërorë dhe se ne fund të dihet kush është fajtor për këto vonesa ne rregullimin e Kompleksit " Mejë" në Gjakovë
Në fund të mbledhjes anëtaret e Komisionit parashtruan pyetje të shumta , në të cilat u përgjigj kryetari i Shoqatës "27 Prill-Mejë" në Gjakovë.