Lajmet e fundit
Nga takimi i delegacionit të Kuvendit me përfaqësuesit e lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
E Premte, 29.06.2018
Me këtë rast, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, pasi që i informoi mysafirët për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë për tu integruar në mekanizmat ndërkombëtar, vuri në pah po ashtu, edhe nevojën e përkrahjes edhe nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Anëtarësimi i Kosovës në KE dhe në NATO, liberalizimi vizave si dhe transformimi i FSK-së në ushtri, do t'i kontribuonte një paqeje të qëndrueshme në rajon, vlerësuan parlamentarët kosovarë me këtë rast.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Alli, ndërkaq, vuri në spikamë të arriturat, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, për të cilat shprehu bindjen se do të ndikojnë në integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit.
Për të arritur objektivat e vendit tonë, Alli, vlerësoi se duhet bërë përpjekje të vazhdueshme në luftimin e fenomeneve negative, ndërkaq, nënvizoi po ashtu se, Kosova duhet angazhuar edhe më shumë për të qenë anëtare e forumeve ndërkombëtare.