Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Premte, 29.06.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit, shqyrtoi rekomandimet nga Raporti i Auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A. Pejë për vitin 2017, si dhe Raportin vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë për vitin 2017.
Lidhur me Raportin e Auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A. Pejë për vitin2017, komisioni nxori këtë rekomandimin: Bordi i Drejtorëve, së bashku me kryeshefin e Ekzekutivit të KRU Drini i Bardhë SH.A, të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i auditimit për PVF-të e kompanisë Drini i Bardhë për vitin 2017, dhe për këtë, të raportoi me shkrim në baza tre mujore tek Aksionari, si dhe në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Për sa i përket shqyrtimit të Raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë për vitin 2017, ndërkaq, ku ishin të pranishëm edhe zv/ ministri i Ministrisë së Financave z. Fatmir Gashi, drejtori i NJQHAB-së, Kosum Aliu si dhe zyrtarja nga NJQHAB, Kimete Arifi, u diskutua për sfidat që ka auditimi i brendshëm në sektorin publik, vështirësitë si dhe të arritura e njësive të Auditimit për vitin 2017 në Sektorin Publik.
Në fund të këtij takimi, u vendos që KMFP në mbledhjen e radhës të vendos për rekomandimet të cilat do t'i dorëzohen NJQHAB dhe Ministrisë së Financave për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë për vitin 2017.