Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni
E Premte, 29.06.2018
Në këtë kuadër ata u takuan me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferin, z. Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit homolog të Maqedonisë si dhe me Gjumsere Kasapi, kryesuese e Klubit të Grave Deputete të Kuvendit të Maqedonisë.
Takimi ishte i karakterit njohës dhe shërbeu për këmbimin e përvojave nga të dy vendet mike, veçmas në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, të bashkësive nacionale, të drejtave të fëmijëve si dhe komunitetit me aftësi të kufizuara, personave të verbër, si çështje të tjera në interes të të dyja komisioneve.