Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...
E Mërkure, 27.06.2018
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare.
Në mbledhje i diskutua për Projektligjin për gjak dhe përbërësit e gjakut, i cili është i finalizuar dhe në mbledhjen e radhës pritet të procedohet në seancë.
Po ashtu, u diskutua edhe lidhur me Projektligjin për ndërmarrjet sociale, i cili gjendet në procedurë të shqyrtimit.
Komisioni u dakordua që në mbledhjet e radhës të ftojë për raportim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me zbatimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ministrin e Shëndetësisë, lidhur me gjendjen e furnizimit me barna.