Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 26.06.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu disa raporte për projektligje.
Komisioni përkrahu dhe procedoi për miratim në seancë plenare raportin me amendamente në Projektligjin për noteri, si dhe atë në Projektligjin për Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Në vazhdim, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe gjashtë projektligje të tjera, me amendamente të komisioneve funksionale: Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shoferi, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Transportin Rrugor, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi po ashtu edhe lidhur me dekretin e Presidentit, të datës 11.04.2018.