Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 26.06.2018




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Blerta Deliu, kryetare, shqyrtoi një varg projektligjesh, me amendamente të komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komisioni u dha përkrahje këtyre projektligjeve, me amendamentet e propozuara: Projekt-kodit të Drejtësisë për të mitur, Projektligjit për noterinë, Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut, Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, Projektligjit për masat mbrojtëse në importe, Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Transportin Rrugor, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Rrugë, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme.

Komisioni i dha mbështetje edhe Projektligjit për shërbimet postare, me përjashtim të amendamenteve 2, 6, 7, 8 dhe 9 të komisionit funksional, për të cilat i rekomandoi seancës që të mos i miratojë, me vlerësimin se ato nuk janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.