Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 26.06.2018
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Daut Haradinaj, kryetar, shqyrtoi dy projektligje.
Komisioni procedoi për shqyrtim të dytë në seancë plenare Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ndërsa Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, në komisionet kryesore.
Projektligji për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, ndërkaq, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.