Lajmet e fundit
Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Shqipërisë, zhvillon takime në Kuvendin e Kosovës
E Hënë, 25.06.2018
Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot, në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvillon takime me komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Agjenda:
11:00-12:00 Takim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301
12:00-12:30 Nënshkrimi i memorandumit të Bashkëpunimit mes Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisionit Parlamentar të Republikës së Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Vendi: Holli para Sallës C301
12:30-13:30 Takim me Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovë
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10
15:45-16:30 Takim me Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10