Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme....
E Premte, 22.06.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar, në të cilën u shqyrtua Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Komisioni i rekomandoi seancës miratimin e tij në parim.
Më pas, Komisioni formoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë e Kosovës.