Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Enjte, 21.06.2018




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, në të cilën u shqyrtua Projektligji për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Pas diskutimeve të gjëra të deputetëve, komisioni nuk e përkrahu këtë projektligj.

Mbledhja vijoi me diskutimet e anëtarëve të Komisionit. U shqyrtuan dhe u përkrahën raportet si në vijim: Raporti me amendamente në Projekt-Rregulloren e Kuvendit dhe Raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Në fund të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, njoftoi anëtarët pjesëmarrës, rreth një vizite të një delegacioni nga Shqipëria.