Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
E Enjte, 21.06.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha - Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu Raportin me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-038 për Shërbimet Postare si dhe Raportin me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-040 për Masat Mbrojtëse në Importe.
Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni përkrahu edhe Pakon Legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjeve në fushëveprimin e Ministrisë së Infrastrukturës, më qëllim të harmonizimit më Ligjin për Kundërvajtje.