Lajmet e fundit
Kryeparlamentari hungarez, Kövér, ngushëllon kryetarin Veseli për vdekjen e Fadil Vokrrit
E Mërkure, 20.06.2018
Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit ë Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për vdekjen e ish-futbollistit të njohur kosovar, Vadil Vokrri.
"I nderuar kryetar,
Me shumë keqardhje kam marrë lajmin se me datë 9 qershor 2018, Presidenti i Federatës së Futbollit te Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë. Ishte një njeri i shkëlqyer dhe ka luajtur rol kyç në anëtarësimun e federatës kosovare në UEFA.
Ju lutem, t'i pranoni ngushëllimet tona më te sinqerta. Mbi të gjitha, ju sigurojmë se Hungaria siç ka vepruar deri më tani, gjithashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë me mbështetjen e zhvillimit të sportit kosovar.
Ju lutem zotëri kryetar, pranoni konsideratat e mia më të sinqerta", thuhet në telegramin e ngushëllimit te kryeparlamentarit hungarez.