Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 20.06.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Igor Simiç, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan 6 projektligje: Projektligji nr.06/L-042 për gjakun dhe përbërësit e tij, me amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Projektligji nr. 06/L-046 për inspektoratin e arsimit në Republikën e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacione dhe Ndërmarrësi. Projektligji nr. 06/L-038 për shërbimet postare, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Projektligji nr. 06/L-040 për masat mbrojtëse për import, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,.Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Projektligji nr.06/L-006 për drejtësinë e të miturve , me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, si dhe Projektligjin nr. 06/L-010 për noterinë, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion,Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre 6 (gjashtë) projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.