Lajmet e fundit

Nesër mbahet tryeza "Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm"

E Marte, 19.06.2018




Të mërkurën, më 20 qershor 2018, Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) organizon tryezën e diskutimit "Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm".

Koha:10:00

Vendi: Hoteli Swiss Diamond, salla Artana

Agjenda:

10:00 - 10:10 - Fjalët hyrëse
● Fidan Rekaliu - Kryesues i Grupit të Deputetëve të Rinj, Kuvendi i Kosovës
● Alexander Chavarria - Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë

10:10 - 11:45 - Diskutim në panel:
● Ganimete Musliu - Zëvendëskryetare e parë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
● Bahrim Shabani - Anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (të konfirmohet)
● Lulzim Fushtica - Koordinator Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
● Agron Metolli - Drejtoria Anti Terrorizëm në Policinë e Kosovës
● Skënder Perteshi - Udhëheqës i programit për parandalimin e ekstremizmit, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

10:45 - 12:00 - Diskutim me pjesëmarrësit e tryezës