Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 18.06.2018
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i drejtuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Edhe në këtë mbledhje anëtarët e komisionit vazhduan shqyrtimin nen për nen të Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë.
Pritet që në mbledhjen e radhës komisioni të votojë projektligjin, me amendamente e propozuara, dhe ta procedojë për shqyrtim në komisionet e përhershme.