Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Hënë, 18.06.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projekt-Statutin "Trepça SH.A".

Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve relevante, përkatësisht, Ibrahim Rexhepi, MZHE, Ardian Syla, kryetar i Bordit të Trepçës, Naser Peci anëtar i Bordit si dhe Shyqri Sadiku përfaqësues i Sindikatës së Trepçës.

Gjatë shqyrtimit të këtij Statuti, u vunë re mospajtime ndërmjet Sindikatës dhe Bordit të Trepçës. Andaj, komisioni vlerësoi se për shqyrtimin e mëtejmë të këtij Statuti, është i nevojshëm formimi i një grup punues, i cili do të shqyrtojë dhe harmonizojë qëndrimet e Sindikatës, Bordit të Trepçës dhe MZHE-së.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...