Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
E Hënë, 18.06.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga Ganimete Musliu- zëvendëse e parë e kryetarit të Komisionit, sot mbajti mbledhje me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Shpend Maxhuni.
Në këtë mbledhje, drejtori Maxhuni i informoi anëtarët e Komisionit për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.