Lajmet e fundit
Deputetët Deliu-Kodra e Zemaj përfaqësojnë Kuvendin në Konferencën e COSAC-ut në Sofje
E Hënë, 18.06.2018
Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC.
Përfaqësues të parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor, të pranishëm në këtë konferencë, po shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe Parlamentit Evropian.
Në këtë konferencë, Kuvendi i Kosovës po përfaqësohet nga deputetët Blerta Deliu Kodra, kryetare e komisionit për Integrime dhe Armend Zemaj, zv/kryetar.
Me kërkesë të delegacionit të Kosovës dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, u propozua që Kosova të jetë anëtare e përhershme në cilësinë e vëzhguesit, deri në marrje të statusit të kandidatit.
Propozimi u përkrah nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë. Si i tillë, e ofron Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së.
Në hapje të punimeve të konferencës, kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, theksoi perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, duke potencuar rolin qē ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin marrëdhënieve të shteteve të Evropës Perëndimore.
Konferenca do t'i vazhdojë punimet edhe nesër.