Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 13.06.2018
Në mbledhjen e sotme Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Socialepati për objekt dy takime: takimin me përfaqësuesit e shoqatave dhe sindikatave mbrojtëse të të drejtave të pensionistëve, si dhe takimin me përfaqësues të Institutit të Mjekësisë së Punës - Obiliq.
Gjatë takimit të parë, përfaqësuesit e sindikatave të pensionistëve theksuan se ligji aktual i pensioneve ka mangësi të mëdha (neni 8 i ligjit), duke krijuar, sipas tyre, një gjendje të rëndë të sistemit pensional.
Ata kërkuan që të formohet fondi pensional dhe të zbatohen rekomandimet e Strasburgut.
Të gjithë anëtarët e komisionit përkrahën kërkesat e përfaqësuesve të sindikatave të pensionistëve dhe premtuan për amendamentimin e ligjit, veçanërisht për nenin 8.
Gjithashtu edhe në takimin me përfaqësues të Institutit të Mjekësisë së Punës - Obiliq, pasi dëgjuan me vëmendje kërkesat e tyre, deputetë premtuan në amendamentimin dhe ndryshim plotësimin e Ligjit për shëndetësi, i cili, siç thanë ata, do të bëhet së shpejti.
Deputetët theksuan se Mjekësia e Punës ka nevojë për tu përsosur më tej dhe për tu përfshirë në MSh, pasi ndotja e ambientit, sipas tyre, gjithnjë e më shumë po shtohet.
Rritja e numrit të personave me sëmundje të ndryshme dhe të panjohura, shtron nevojën për trajtim serioz dhe të shpejtë të kësaj problematike, në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, u tha në takim.