Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme…
E Mërkure, 13.06.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, u shqyrtua realizimi i planit të punës së këtij komisioni, për sesionin pranveror 2018.
Anëtarët e komisionit diskutuan gjithashtu, edhe lidhur me aktivitetet që planifikohen të zhvillohen gjatë sesionit vjeshtor.
Komisioni, vendosi që lidhur me raportin dhe aktivitetet qe pritet të realizohen, të diskutojë serish në mbledhjen e radhës.