Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 12.06.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin nr.06/L-079 për efiçiencë të energjisë, si dhe Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) për vitin 2017.

Para komisionit, projektligjin e paraqiti ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ndërkaq, raportin vjetor të ARH-së e paraqiti kryetari i Bordit Arsim Berisha.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...