Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë

E Mërkure, 13.06.2018




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive.

Në këtë funksion, ai theksoi se Kosova mirëpret bashkatdhetarët që të vijnë dhe investojnë në vendlindje, si një mundësi e mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre, por edhe mbështetje për Kosovën dhe të rinjtë e saj, në këtë fazë të nevojshme për vende të reja të punës.

Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore.

"Shteti i Kosovës do të jetë përherë krah jush, por ai gjithashtu ka nevojë edhe për krahun dhe dijen tuaj. Ju duhet të mendoni që ngadalë të shihni mundësinë e investimeve në biznese në Kosovë dhe të krijoni profite, por edhe të hapni mundësi të reja për bashkëqytetarët e juaj në Kosovë", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë Kryeparlamentari Veseli takoi bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë