Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 12.06.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Driton Selmanaj, kryetar, shqyrtoi raportin e auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes "Drini i Bardhë" SH.A. Pejë për vitin 2017.
Opinioni i auditorit për këtë raport ishte mohim i opinionin, që nënkupton se pasqyrat financiare nuk janë prezantuar drejt dhe saktë. Andaj, auditori i jashtëm nuk ka mundur të përcaktohet për opinionin.
Raportues për këtë raport ishte deputeti Albert Kinolli, ndërsa nga "Drini i Bardhe", të gjeturat i arsyetuan kryesuesi i bordit, Beqë Hadergjonaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv, Berdi Haxhijaj. Po ashtu, një paraqitje të gjeturave të auditorit nga përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit e bëri Vlora Mehmeti.
Komisioni vendosi që ky raport të mos të adresohet për seancë plenare, ndërsa rekomandimet pritet të miratohen në mbledhjen e radhës së komisionit.