Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Marte, 12.06.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të drejtuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar, në të cilën morën pjesë dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Kryesia vendosi që të enjten, në orën 10:00, të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 5, 6 dhe 8 qershor, ndërkaq pas përfundimit të tyre, të fillojë seanca e re (shih rendin e ditës në uebfaqe).
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.