Lajmet e fundit

Takim i Komisionit të Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

E Marte, 12.06.2018




Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për tre anëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Komisioni konstatoi se 16 të nominuarit i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 20 qershor 2018, prej orës 10:00, ndërsa intervistimi me gojë më 22 qershor 2018.

 

Takim i Komisionit të Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese