Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…
E Marte, 12.06.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, shqyrtoi pesë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.
U shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje, me raportet me amendamenteve të komisioneve funksionale: Projektligji për gjak dhe përbërësit e gjakut, Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, Projektligji për Këshillin e Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Projektligji për masat mbrojtëse në importe, si dhe Projektligji për shërbimet postare.
Në komision, u diskutua edhe për strategjinë shtetërore kundër korrupsionit dhe planin e veprimit. U vendos, që për këtë strategji të konsultohet qeveria.