Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...
E Marte, 12.06.2018
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryesuar nga kryetari Nait Hasani, shqyrtoi sot Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC) për vitin 2017.
Raportin e paraqiti kryetari i Këshillit, Shkëmb Manaj, i cili vlerësoi se viti 2017 ishte sfidues për këtë institucion, ngase, sipas tij, shënuar rritje e numrit të ankesave.
Manaj bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë paraqitur 812 ankesa nga nëpunësit civil, ndërsa 74 të tjera janë bartur nga viti 2016, pasi këto të fundit, sipas tij, janë parashtruar në muajt e fundit të 2016-së.
"Ankesat e paraqitura tregojnë edhe rritjen e ankesave nga gjinia femërore. Nga 812 ankesa, 497 janë nga gjinia mashkullore, ndërsa 315 prej tyre nga gjinia femërore", theksoi Manaj.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e komisionit shtruan pyetje në adresë të kryetarit të KPMSHC-së dhe diskutuan çështje të rëndësishme në lidhje me aspekte përmbajtësore të raportit.
Pas diskutimeve dhe përgjigjeve të marra nga kryetari Manaj, ky raport u miratua nga anëtarët e komisionit.