Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit pritet në Vjenë nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme
E Premte, 08.06.2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetët e pozitës dhe opozitës, është pritur sot në Vjenë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Austrisë, Anderas Schieder.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa u vlerësua përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë që nga fundi i këtij viti të udhëtojnë pa viza në Evropë. Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, ishin të njëzëshëm sa i përket përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave dhe kërkuan mbështetjen e Austrisë, sidomos tani që nga 1 korriku ajo merr udhëheqjen e Këshillit Evropian.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga Parlamenti i Austrisë, Anderas Schieder, u zotua për ofrimin e përkrahjes meritore të institucioneve të shtetit austriak dhe të atyre të BE-së për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.
VIDEO pamje nga takimi me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme:
Linku:
https://wetransfer.com/downloads/8e14b3e2e29473a301fb67536ad8435920180608131418/d07cf5fee870e0f6aed5031dad69af1220180608131418/4880ce