Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ... Sala Berisha-Shala dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, gjatë vizitës në Berlin, po marrin pjesë në punimet e projektit "Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Energjia Efiqiente"
E Premte, 08.06.2018
Përfaqësuesit parlamentar të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht, Sala Berisha-Shala kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, si dhe deputetja Mimoza Kusari -Lila, anëtare e këtij komisioni, me ftese të GIZ-it gjerman, janë duke marrë pjesë në vizitën studimore rreth Projektit "Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Energjia Efiqiente", që është duke u mbajtur në Berlin.
Në kuadër të këtyre punimeve, përkatësisht projekti, i cili është ideuar nga Shkolla Politike e Prishtinës (PIPS), përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës, dje zhvilluan takime të rëndësishme me deputet të Bundestagut gjerman, nga të gjitha grupet parlamentare, ku diskutuan çështjet e energjisë, e me theks të veçantë për energjinë efiqiente, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban.
Po ashtu, delegacione nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vizituan dhe zhvilluan takime edhe ne Bundestrat.
Gjatë ditës së sotme, ndërkaq, delegacioni do të vizitojë Kampusin EUREF, Agora Energiewende dhe EnergieWtachgroup, ku do të takojnë zyrtar të lartë të politikës gjermane për energji, përfaqësues të Fondacionit Heinrich Boll dhe sipërmarrës në fushën e efiqiences së energjisë.