Lajmet e fundit
Përfundon afati i ftesës/thirrjes për tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
E Mërkure, 06.06.2018
Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 16 kandidatë: Makfirete Krasniqi, Remzije Istrefi-Peci, Emrush Kastrati, Ramiz Kuqi, Ramë Hyseni, Arbër Këpuska, Shqipe Ibraj - Mala, Rafet Haxhaj, Nexhmi Rexhepi, Shkëmb Manaj, Agim Bajrami, Vigan Qorrolli, Safet Hoxha, Ramadan Gashi, Musa Dragusha dhe Hashim Çollaku.
Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.