Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejta, Interesat e komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 05.06.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejta, Interesat e komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Igor Simić, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Projektligji nr. 06/L-027 për Miniera dhe Minerale, me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillim ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Zhvillim Rajonal dhe Projektligji nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa leje, me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Anëtarët e komisionit përkrahën për procedim të mëtejshëm këto tri projektligje për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejta, Interesat e komuniteteve dhe Kthim