Lajmet e fundit

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm: Demant

E Premte, 01.06.2018




Televizioni T7, në një storie të mbrëmshme të lidhur me, siç thuhet, shpenzimet e një delegacioni të Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës në Tiranë, të realizuar më 25 dhe 26 maj 2018, ka dezinformuar publikun lidhur me përbërjen e delegacionit.

Në këtë storie, ndër të tjera, thuhet se pjesë e delegacionit ishte "edhe sekretari i Kuvendit dhe asistentët e tij".

Dëshirojmë të sqarojmë se sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi e as asistentët e tij, nuk kanë qenë pjesë e delegacionit e as vizitës.

Kërkojmë nga Televizioni T7 që t'i japë hapësirën e duhur këtij demanti.

Me respekt,

 

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm: Demant