Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Premte, 01.06.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu Raportin me rekomandime për Projektligjin nr.06/L-027 për Miniera dhe Minerale, Raportin me amendamente të Projektligjit nr.06/L-040 për Masat Mbrojtëse në Importe, si dhe Raportin me amendamente të Projektligjit nr.06/L-038 për Shërbimet Postare.

Në këtë mbledhje është votuar dhe miratuar më pas, edhe Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2017, të cilin, Komisioni e ka shqyrtuar gjatë mbledhjes së kaluar.

Është shtyrë ndërkaq, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) për vitin 2017.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...