Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Kongresi Amerikan

E Enjte, 31.05.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam (kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë - HDP), shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni.

Në takim u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, ndërsa garantoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Zyrtarët nga Kongresi Amerikan falënderuan kryetarin Veseli për bashkëpunimin e ngushtë, ndërsa vlerësuan punën e mirë në fushën e transparencës para publikut dhe të llogaridhënies.

 

Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Kongresi Amerikan