Lajmet e fundit

Veseli: Rasim Kiqina e Ragip Halilaj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare

E Mërkure, 30.05.2018




Një Kosovë e begatshme, e sigurt dhe me perspektivë ekonomike, është nderimi më i madh për dëshmorët e lirisë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në akademinë përkujtimore për dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragib Halilaj.

Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli tha se Rasim Kiqina e Ragip Halilaj, ishin kudo ku e kërkonte nevoja e luftës çlirimtare, nga beteja në betejë, në vendbanime e zona të ndryshme.

"Në rrugëtimin e tyre për lirinë, në fund të majit '99, ata ranë dëshmorë të saj. Ne kurrë nuk do ta harrojmë heroizmin e tyre në shërbim të atdheut. Ata janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare. Kështu do të mbetet përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës", tha kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës sot kanë për obligim të vazhdojnë amanetin e tyre, për ta ruajtur lirinë, për ta zhvilluar shtetin dhe për ta bërë Kosovën atdhe dinjitoz për të gjithë qytetarët e saj.

"Kjo është rruga nëpër të cilën duhet ecim bashkërisht. Nuk ka rrugë tjetër. Këtë e presin sot qytetarët nga ne. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Rasim Kiqinën, Ragip Halilaj e të gjithë dëshmorët e kombit", tha kryeparlamentari Veseli.

 

Veseli: Rasim Kiqina e Ragip Halilaj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare Veseli: Rasim Kiqina e Ragip Halilaj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare Veseli: Rasim Kiqina e Ragip Halilaj janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare